Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Nishani do të kujtohet si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.
Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.
U prehtë në paqe!


