Lajme

Haradinaj nesër takohet me Lajçak

11/06/2023 21:19
nga:G B

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë.

Ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe liderët e partive opozitare në vend, LDK, PDK e AAK.

E, nga kjo e fundit, në takimin e nesërm me Lajçak do të jenë të pranishëm kryetari i partisë, Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri.

Kështu ka bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda AAK-së.

Takimi pritet të mbahet rreth orës 10:30.

Përpos AAK-së, Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa nga LDK në takim me të do të jetë nënkryetari Lutfi Haziri./Gazeta Blic/

Krasniqi takohet nesër me Lajçakun në këtë orë

Lajçak në Kosovë/ Agusholli i VV-së: Kurti e ka bërë të qartë pozicionin për draft statutin e Asociacionit – ‘topi’ te Lista Serbe

 

Vizita e Lajçak në Kosovë / Analisti zbulon arsyen: Vjen për të marrë miratimin e opozitës për Asociacionin