Lajme

Haradinaj në pritjen për 28 Nëntorin: Kjo datë është emocioni më sublim i çdo shqiptari

11/24/2026 18:52
nga:Genita C

Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e 28 Nëntorit, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Haradinaj ka rikujtuar rëndësinë historike të kësaj date për shqiptarët, duke përmendur shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, daljen publike të UÇK-së më 1997, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai ka theksuar se shqiptarët do të jenë gjithmonë bashkë në mbrojtje të të drejtave të tyre.