Lajme

Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së vëllait: Aleanca me Amerikën, na ndihmoi ta fitojmë këtë luftë

05/06/2024 11:50
nga:G C

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se falë ndihmës dhe aleancës me Amerikën, Kosova e ka fituar luftën.

“Ka ndodhur një mrekulli e madhe që është aleanca me Amerikën. Kjo aleancë me Amerikën, na ndihmoi ta fitojmë këtë luftë, na ndihmoi të bëhemi të pavarur dhe të bëjmë ushtrinë”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Ai përmendi edhe ditëlindjen e nënës së tij, për të cilën tha se e festoi dje, pasi në ditën e saj të lindjes, ra Luan Haradinaj.

 

​27 vjet nga rënia e Luan Haradinajt