Lajme

Haradinaj, Mirena dhe Gashi shfaqen në mesnatë në Leposaviq

10/20/2023 09:59
nga:Sh R

Ish-deputeti Daut Haradinaj, ish-zëvendëskryeministri Dardan Gashi dhe publicisti Ilir Mirena, janë fotografuar mesnatën e së enjtes në Komunën e Leposaviqit.

Të tre janë fotografuar në afërsi të një shenje që tregon hyrje-daljen në Komunën e Leposaviqit në veri të vendit, bazuar në një postim të publicistit Mirena në rrjetin social Facebook.

“Pershendetje…”, ka shkruar Mirena në mbishkrimin e fotografisë.

Postimi i plotë:

Komuna e Leposaviqit është komunë që ndodhet në pjesën më veriore të vendit dhe kufizohet me Serbinë.