Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se ka kërkuar nga shef i i zyrës së BE-së mbështetjen e tij në rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Situata aktuale me theks të veçantë ajo e sigurisë, ishin temat e takimit të sotëm me Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë. Kërkova nga ambasadori mbështetjen e tij dhe të BE-së, për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe gjithashtu për procesin e dialogut me Serbinë, që do të përfundojë me njohje reciproke dhe do të respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Një muaj paraburgim shoferit që shkeli për vdekje këmbësorin në Harilaq


