Lajme

Haradinaj me qytetarët e Ferizajt: U pajtuam që dialogu duhet të mbyllet tani me njohje reciproke

09/14/2022 18:59
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bashkëbiseduar sot me qytetarët e Ferizajt, me të cilët është dakorduar se dialogu tani duhet të mbyllet me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me ta ka diskutuar edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale.

Postimi i tij i plotë:

Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt.

U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve.

Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale.

Jemi më të fortë kur jemi bashkë!