Lajme

Haradinaj: Lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në procesin e dialogut!

11/18/2022 20:38
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me qytetarë të Drenasit, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar për temat që ka diskutuar me qytetarët e kësaj komune e që lidhen me proceset e rëndësishme në të cilat po kalon vendi.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.

Tutje Haradinaj thekson se edhe pse ka tentuar disa herë ta këshilloj Kurtin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në procesin e dialogut.

“Për këtë proces jetik për Kosovën, bashkëbisedova sonte me qytetarët në Drenas.Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike”

Postimi i plotë:

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Edhepse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces.

Për këtë proces jetik për Kosovën, bashkëbisedova sonte me qytetarët në Drenas.

Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike.

Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë.