Lajme

Haradinaj: Kushdo që ushtron presion mbi medien e lirë, është i humbur

05/03/2021 14:54
nga:Gazeta Blic

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror.

Sipas tij, kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, është i humbur sepse ka përballë një front të madh të bashkuar.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë”.

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë”.

“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”.