Lajme

Haradinaj kujton tragjedinë e njëzet e dy viteve më parë në Mitrovicë: Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë

04/14/2021 10:43
nga:Q R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka përkujtuar tragjedinë e ndodhur në Mitrovicë njëzet e dy vite më parë, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se e kanë obligim që të këmbëngulin për drejtësi.

Ai, shton se kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.

“Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria.
Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.
Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve.
Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!

Sot mblidhet këshilli i kryetarëve të komunave, diskutojnë për masat anti-Covid