Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar mbrëmjen mes 11 dhe 12 shtatorit të vitit 1997, kur UÇK organizoi “aksionin e përgjithshëm”, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se cak i këtyre sulmeve ishin 11 objekte të policisë së pushtuesit, stacione famëkeqe ku keqtrajtoheshin qytetarët e Kosovës së okupuar dhe se aksioni dërgoi mesazhin se pushtuesi do të dëbohet me dhunë nga Kosova.
Postimi i tij i plotë:
Në vitin 1997, në mbrëmjen mes 11 dhe 12 shtatorit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës organizoi “aksionin e përgjithshëm”.
Cak i sulmeve ishin 11 objekte të policisë së pushtuesit, stacione famëkeqe ku keqtrajtoheshin qytetarët e Kosovës së okupuar.
Aksioni i përgjithshëm dërgoi mesazhin se pushtuesi do të dëbohet me dhunë nga Kosova, e shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të luftuar për liri.


