Lajme

Haradinaj kërkon rritje të buxhetit për mbrojtje dhe masa urgjente për sigurinë

09/10/2025 12:58
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për çështjet e sigurisë, duke kritikuar ndarjet buxhetore të Qeverisë për mbrojtjen, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, gjatë mandatit 2026-2029 parashihen vetëm 920 milionë euro për mbrojtje, ndërsa ai kërkon që kjo shumë të jetë rreth 2.16 miliardë euro, nëse respektohet standardi prej 4% të GDP-së.

Haradinaj kërkon gjithashtu veprim urgjent për krijimin e strehimoreve dhe nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave, duke e konsideruar vonesën në këtë drejtim të pafalshme.