Zgjedhjet Lokale

Haradinaj: As shiu s’e ndal mbështetjen e madhe ndaj vizionit ‘e para Prishtina’

10/11/2021 19:34
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka theksuar se as shiu nuk po i ndalë qytetarët që ta mbështesin vizionin e tij.

”Haradinaj: As shiu se ndal mbështetjen e madhe ndaj vizionit ‘e para Prishtina”, ka shkruar ai.

Kësaj radhe Haradinaj takoi banorë të lagjeve Parku i Qytetit, Rruga Bledit, Velanisë dhe Taslixhes. Duke respektuar masat anti covid, shumë qytetarë nga këto lagje i dhanë mbeshtetje Haradinajt në garën e tij për të parin e Prishtinës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

As shiu se ndal mbështetjen e madhe ndaj vizionit ‘e para Prishtina’.

Sot me banorë të lagjes Parku i Qytetit, Rruga Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.

Mobilizimi i madh në mbështetje të programit ‘e para prishtina’ nuk ka të ndalur.

Ky lum i madh njerëzish është dëshmia më e fortë për ndryshimin e madh që po vjen në Prishtinë.

#eparaPrishtina
#punamarë