Lajme

Haradinaj: Anamoravës i ka kushtuar shtrenjtë pushteti i dyfishtë i regjimit 4-vjeçar – ne do ta nisim ku e kemi lënë

01/27/2025 20:51
nga:G B

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka thënë se Anamoravës i ka kushtuar shtrenjtë pushteti i dyfishtë i regjimit 4-vjeçar, raporton Gazeta Blic.

“Ne kemi me ja nis aty ku e kemi lënë, me buxhetin e veçantë për këtë zonë dhe përfundimin e autostradës së shumë folur e punuar hiç në këtë mandat, autostradës së kombit Prishtinë-Gjilan-Luginë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Anamoravës i ka kushtuar shtrenjtë pushteti i dyfishtë i regjimit 4-vjeçar. Ne kemi me ja nis aty ku e kemi lënë, me buxhetin e veçantë për këtë zonë dhe përfundimin e autostradës së shumë folur e punuar hiç në këtë mandat, autostradës së kombit Prishtinë-Gjilan-Luginë.

Anamorava duhet ta ketë adresën e tyre në legjislativ, përmes kandidatëve të saj të shkëlqyer në listën 137!

Gjilani do e ketë hapësirën për varreza, s’ka ma turp se me e lënë në këtë gjendje çfarë është.

Kjo komunë e heronjve të panumërt do kthehet në fokus të qeverisë së ardhshme, se ashtu e meriton.

AAK 137