Lajme

Hapi para në KiE, Demhasaj thotë se marrëveshja e Brukselit po zbatohet

03/28/2024 21:18
nga:Sh R

Analisti, Arton Demhasaj e ka vlerësuar të rëndësishme miratimin e raportit të Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës cili bënë thirrje që Kosova të pranohet në KiE, pa kushtet shtesë.

Ai thotë se në aspektin politik tregon që marrëveshja e Brukselit, e cila parasheh që Serbia s’do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Në aspektin politik kjo është tregues që marrëveshja e Brukselit po zbatohet pasi e dimë që pjesa e parë me marrëveshjes thotë që Kosova ka të drejtë të anëtarësohet në organizata ndëkrombatre dhe që Serbia nuk duhet ta pengojë këtë”, ka thënë Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se edhe shtetet mosnjohje nuk e kanë penguar një gjë të tillë dhe se në heshtje po njohin Kosovën.

Demhasaj ka thënë se edhe pjesë të tjera të marrëveshjes kanë filluar të zbatohen siç është ajo e targave.

Ai ka thënë se meritë kryesore e Qeverisë për votimin e të mërkurës në KiE është vendimi për zbatimin e Gjykatës së Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanti.

Opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë është miratuar të mërkurën në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.