Lajme

Hapet Ura e Madhe e Kukësit

11/04/2024 14:25
nga:Genita C

Është hapur Ura e Madhe e Kukësit.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postim në Facebook.

Për këtë urë, Rama thotë se është vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh.

“Jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, shton tutje kryeministri.