Lajme

Hapet edhe një tunel vjedhjesh në Podgoricë, këtë herë në një optikë syzesh

11/23/2023 14:37
nga:N K

Grabitës të panjohur mbrëmë kanë thyer murin e dyqanit e një optike në Podgoricë dhe kanë vjedhur 250 copë syze dielli.

Optika ka postuar në rrjetet sociale një postim në të cilin ankohet për vjedhjen.

“Ndërsa ne punonim, zgjidhnim koleksione, shikonim modele të reja, punonte edhe dikush tjetër. Kjo mund të shihet vetëm në filma. Ata vodhën 250 copë syze dielli. Kanë zbrazur të gjitha raftet. Vetëm gjithçka…”, kanë shkruar ata në postim dhe shtoi se vlera e shitjes së mallit është rreth 100.000 euro.

Duke gjykuar nga fotoja, grabitësit e morën idenë pasi një tunel u zbulua nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë këtë verë.