Lajme

Hapet aplikimi për studentë për 100 euro

10/20/2022 11:11
nga:G B

Është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se ai do të mbyllet me 6 nëntor.

Postimi i tij i plotë:

Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360