Lajme

Hapësira ajrore mbi Ukrainë e zbrasur, askush nuk fluturon mbi të

02/24/2022 09:30
nga:Donika Fetahu

Një imazh nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve nga Flightradar24 tregon hapësirën ajrore pothuajse të zbrazur mbi Ukrainën dhe Rusinë perëndimore dhe avionët në zonë që qëndrojnë larg kësaj vije kufitare.

Në orët e para të mëngjesit, Autoriteti i Aviacionit të Ukrainës nxori një njoftim për kufizimin e hapësirës ajrore të vendit, duke përfshirë këtu rajonet e Kievit, Dnipro, Lviv, Odessa and Simferopol.

Edhe rregullatorët europianë të aviacionit paralajmëruan se të gjithë avionët civilë që mund të fluturojnë pranë Ukrainës mund të jenë të rrezikuar nga ndonjë sulm./A2CNN