Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-0, por theksoi se skuadra e tij nuk është dorëzuar dhe beson te përmbysja në ndeshjen e kthimit në Madrid.
“Ne humbëm 2-0, por kemi një shans të mirë në Madrid. Nuk dorëzohemi, kemi ende mundësi,” deklaroi ai, transmeton GazetaBlic Sport.
Flick komentoi edhe për kartonin e kuq të Pau Cubarsi, duke thënë se nuk ishte plotësisht i bindur për vendimin:
“Nuk e di saktësisht, nuk jam i sigurt sa e preku. Topi ishte pas tij.”
Në fund, ai vlerësoi reagimin e ekipit në pjesën e dytë: “Sigurisht që besojmë. Në pjesën e dytë luajtëm mirë edhe me një lojtar më pak.”
/GazetaBlic Sport/


