Hansi Flick ka mbetur shumë i lumtur me mbështetjen e madhe që ekipi mori nga tifozët në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.
Pavarësisht që rezultati nuk u përmbys, skuadra e Barcelonës fitoi me shifrat 3 me 0 dhe tifozët mbeten të kënaqur me angazhimin e futbollistëve.
Trajneri gjerman tha fjalë të mëdha për ndihmën e madhe nga tribunat, duke e vlerësuar atë në maksimum, kurse tha poashtu se lojtarët u munduan që ta shpërblejnë atë.
Hansi Flick: “Tifozët? Është e pabesueshme të shohësh se si e kanë hapur zemrën e tyre dhe çfarë mbështetje na ofruan. Ata kanë dhënë më shumë se 100%. Tifozët duhet të jenë krenarë sepse edhe lojtarët kanë dhënë gjithçka me zemër.”
/GazetaBlic Sport/


