Sporti

Hansi Flick e vlerëson maksimalisht Interin: Një kundërshtar shumë i fortë

04/29/2025 14:25
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është prononcuar para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit do të përballen me skuadrën e Inter, me sfidën që luhet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Interi është një kundërshtar shumë i fortë. Mbrojtja e tyre është një nga më të mirat në Evropë, ata punojnë shumë mirë në mesfushë dhe sulmi i tyre është shumë i fuqishëm. Duhet të jemi të përgatitur“, ka deklaruar Flick.

/GazetaBlic Sport/