Lajme

Haliti vizion kompaninë “Rekos”: Ne do të vazhdojmë të mbështesim biznese, që krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë lokale

10/10/2025 16:28
nga:Sh R

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar kompaninë ‘Rekos’, e cila është shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe një model frymëzues i biznesit vendor.

Haliti thotë se kjo kompani dëshmon se me punë, vizion dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të jashtëzakonshme dhe të kontribuohet ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.

Postim i plotë:

Sot vizitova edhe kompaninë shumë të suksesshme “Rekos”, e cila është shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe një model frymëzues i biznesit vendor. Kjo kompani dëshmon se me punë, vizion dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të jashtëzakonshme dhe të kontribuohet ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim biznese si “Rekos”, që krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë lokale.