Lajme

Haliti: Përkushtimi ndaj fermerëve do të jetë i pandërprerë

10/09/2025 13:38
nga:Genita C

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar bujq dhe blegtorë të komunës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme, raporton GazetaBlic.

Ai tha se gjatë mandateve të tij ka subvencionuar dhe përkrahur fermerët, të cilët i quajti “zemra e ekonomisë lokale”.

Haliti premtoi se përkushtimi ndaj bujqësisë dhe blegtorisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.