Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kandidaten Ajtene Frangu, kanë takuar banorët e Sllatinës së Poshtme, raporton GazetaBlic.
Haliti thotë se u priten me ngrohtësi dhe falënderime për investimet e realizuara deri më tani.
Ai thotë se gjatë takimit biseduan për planin 4 vjeçar, dhe projektet konkrete që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.
Postimi i plotë:
Sonte, së bashku me kandidaten tonë Ajtene Frangu, takuam banorët e Sllatinës së Poshtme!
Na pritën me shumë ngrohtësi dhe falënderime për investimet e realizuara deri më tani.
Gjatë takimit biseduam edhe për planin tonë 4-vjeçar, me projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.
Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj


