Lajme

Haliti: Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të acarohen për teket e Kurtit

04/27/2021 12:40
nga:Q R

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë për Gazeta Blic, se raportet e tensionuara në mes të Kurtit dhe Ramës, erdhën si rezultat i gabimeve të Kurtit.

Haliti, thekson se Kurti bëri gabim me pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri dhe që refuzoi vaksinat nga Rama

Sipas tij, raporti në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të acarohet për teke të Kurtit.

“Mendoj që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të acarohen për teket e Kurtit as të Ramës as të askujt, ne jemi një komb dhe kemi qëllim të përbashkët për tu integruar në BE. Raportet personale kanë ndikim, por gabimi është i Kurtit, ai bëri gabim me qytetarët e Kosovës të cilëve ju ofroj Rama vaksina në Kukës dhe ky i ndërpreu në njëfar mënyre me qëndrime politike publike, të cilat nuk ishin të mirëpritura. Pra duhet të kemi bashkëpunim të ngusht sa i përket të ardhmës së dy vendeve, është detyrim i Albin Kurtit. Gabim tjetër ke që kryeministri Kurti ka shkuar të votoj në Shqipëri, mendoj që edhe pa Albin Kurtin zgjedhjet kishin shkuar mirë, nuk është problemi i një vote problemi është i titullarit, ai nuk guxon. Nëse Albini e konsideron një Kosovën dhe Shqipërinë ai ka votuar njëherë në Kosovë, pse ke e nevojshme ta bëjë edhe në Shqipëri”, thotë Haliti.

LEXO EDHE:

Opozita me kritika të ashpra ndaj Kurtit për ‘acarimin’ e raporteve me Edi Ramën