Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, tha se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur rekomandimet për të dalë nga kriza gjatë takimit me presidenten.
Halimi potencoi se LVV-ja ka heshtur për dy javë duke blerë kohë.
“Asnjëherë LDK-ja nuk do të dëshironte t’i shihte qytetarët në pritje dhe punëtorët e trafikut urban e të kompanive private pa paga për shtatë muaj me radhë” shkruan Halimi raporton “Gazeta Blic”.
Halimi e mbyll postimin duke shkruar “prandaj, protesta është një alarm për bllokuesit e shtetit”.
Reagimi i plotë:
Shumë e qartë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur rekomandimet për të dalë nga kriza gjatë takimit me presidenten.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka heshtur për dy javë, duke blerë kohë.
Asnjëherë LDK-ja nuk do të dëshironte t’i shihte qytetarët në pritje dhe punëtorët e trafikut urban e të kompanive private pa paga për shtatë muaj me radhë.
Prandaj, protesta është një alarm për bllokuesit e shtetit.


