Sporti

Hakan Calhanoglu shumë pranë kalimit tek rivali i madh i Milanit

05/14/2021 16:18
nga:Mergim Rreci

Hakan Calhanoglu thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje me Juventusin.

Kontrata e reprezentuesit të Turqisë skadon në qershor dhe megjithëse Milani ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub, të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje, përcjell GazetaBlic.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi i ka ofruar Calhanoglu një marrëveshje prej 5 milion € në vit, një shumë që Rossonerët nuk e kanë vënë ende në tavolinë.

Të dy palët thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshje.

Rossonerët i kanë ofruar 27-vjeçarit një pagë në rrethin prej 4 milion € në vit dhe mund të ngrenë propozimin e tyre nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Milan përballet me Cagliari në shtëpi të dielën dhe një fitore do t’i lejojë ata të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013.

Gjithça pritet të mësohet më së largu në fillim të javës tjetër.

/GazetaBlic/