Hakan Calhanoglu nuk përjashton një lëvizje në Galatasaray, pasi kontrata e tij me Milan skadon këtë muaj.
Turqia po përgatitet të përballet me Italinë në hapjen e Euro 2020 këtë javë dhe Calhanoglu pritet të fillojë ndeshjen në Olimpico, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Milanit, i cili nuk ka rinovuar me Diavolo, foli për të ardhmen e tij me TV1000 në Turqi dhe u pyet për një lëvizje të mundshme në Galatasaray.
“Unë jam i hapur për gjithçka, asgjë nuk është e pamundur”, tha Calhanoglu.
“Nëse marr një ofertë të mirë, pse jo?”. Calhanoglu luajti 33 ndeshje të Serie A në 2020-21, duke ndihmuar Milanin të sigurojë një vend në Champions League.
Ai ka luajtur 172 ndeshje konkurruese, duke kontribuar me 32 gola dhe 48 asistime, që kur u transferua në Milano nga Bayer Leverkusen në 2017.
/GazetaBlic Sport/


