Lajme

“Hajt se nuk jeni tu e ba namin”, Çitaku i reagon Kusarit: A ka mendu Kryeministri që e presin me lule grupet kriminale në veri a?

08/04/2022 17:58
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, është deklaruar sërish për reciprocitetin, ku ka theksuar se veprimi i të dielës ka qenë i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka reaguar ndaj shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, të cilën e ka pyetur se a ka menduar kryeministri se në veri do të pritet me lule nga grupet kriminale.

Postimi i saj i plotë:

Vendimi për reciprocitet në targa të atutomojeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Ndërkohë, e ripërsëris, veprimi i se dieles ka qene i pakoordinuar, i paplanifikuar, i papergjegjëshëm. Aleatët tanë me kohë kanë kërkuar shtyrje të përkohshme të implementimit.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur kordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh.

Pse a ka mendu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?

Ajo që pamë të dielen ishte një shfaqje kaotike, që prodhoi huti, ankth e pasiguri.

Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxorri me ftyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju.

Ne nuk jemi opozitë rrënuese. Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri.

Hajt tash se nuk jeni tu e ba namin. Kryne naj punë.