Lajme

Hajnat në Pejë vjedhin stoli ari, policia jep detaje

11/21/2022 09:17
nga:Genita C

Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpië e tij.

Ai ka thënë se të dyshuarit i kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të ndryshme.

“VJEDHJE E RËNDË| Rr. Cenë Avdyli, Pejë 20.11.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga kanë vjedhur stoli ari dhe gjësende të ndryshme. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.