Ekipi i Hajdukut u nis për në Poloni këtë mëngjes, ku do të përballet me Rakow në ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Konferencës të enjten.
Sapo u larguan nga Spliti, lojtarët u pritën nga një mesazh nga tifozët që e bëri të qartë se çfarë pritej prej tyre.
Mbikalimi ishte zbukuruar me mesazhin ‘Na gol, na gol’, një varg nga një këngë e famshme e vjetër e tifozëve të Hajdukut. Ishte një tjetër shenjë mbështetjeje për ekipin pas skenave të unitetit që mund të shiheshin në fund të ndeshjes kundër Osijekut.
Hajduk Osijek fitoi 4:0, ku realizoi dhe Brruti, futbollisti kosovar dhe pas ndeshjes lojtarët shkuan në Torcida për herë të parë pas më shumë se një viti dhe festuan fitoren së bashku me tifozët.
Edhe atëherë, nga tribunat u dërgua një mesazh drejt ndeshjes së radhës dhe Rakow, dhe pankarta e mëngjesit të sotëm vetëm sa vazhdoi të njëjtën histori.
Një fitore do t’i siguronte Hajdukut një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës dhe paraqitjen e tyre të parë në fazën e grupeve ose të ligës së një kompeticioni të UEFA-s pas 16 vitesh. Përveç një suksesi të madh sportiv, kualifikimi do t’i sillte klubit edhe të ardhura të konsiderueshme financiare.
/GazetaBlic Sport



