Sporti

Hajdari: Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend

04/01/2026 20:51
nga:L J

Albian Hajdari ka reaguar pas eliminimit të Kosovës ndaj Turqisë në finalen e play-offit të Kupës së Botës.

Për më tepër ai u lëndua në kokë në këtë takim në pjesën e dytë, ku iu desh ta lë fushën.

Përmes një postimi në Instagram, ka reaguar me shumë emocione.

“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend!”

“Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve.”

“Nga ndeshja e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova 🇽🇰 gjithmonë në zemër”, ka shkruar ai.

Kosova ndeshjet e radhës i luan në shtator në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse Turqia kualifikohet në Botëror pas 24 vitesh.