Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, pati një takim të veçantë me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të fituar edhe betejën e 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.
Beqa shprehu vendosmërinë dhe besimin për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
E plotë:
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Azem Syla, një bashkëluftëtar me të cilin ndamë barrën e betejave të shenjta për lirinë e Kosovës. Bashkë kaluam sfida të mëdha, bashkë fituam të gjitha betejat në kohë lufte!
Sot, në një tjetër rrugëtim të rëndësishëm, qëndrojmë krah për krah për të fituar edhe betejën më të rëndësishme më 9 shkurt! Me vullnet, me vendosmëri dhe me besim, ecim përpara!
#PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #HajdarBeqa31


