Erling Haaland po bën bujë në Angli.
Sulmuesi norvegjez në një intervistë për Viaplay, pranoi se nuk e priste një fillim kaq të mbarë me fanellën e Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.
“Askush nuk mund ta priste një fillim të tillë, sinqerisht duhet ta them. Sezonin e kaluar, Man. City shënoi 100 gola, padyshim që shpresonja të shënoja disa, do të ishte çështje kohe. Nuk jam i befasuar që shënoj, por nuk është ende tetori dhe tashmë kam 14 gola. Nuk e prisja diçka të tillë”, tha ai.
Kujtojmë se Haaland u transferua në “Etihad Stadium” nga Dortmund për 51 milionë funte.
/GazetaBlic Sport/


