Sporti

Gvardiol fitoi Superkupën në ndeshjen e tij të parë si startues tek City: Nuk mund ta imagjinoja një fillim më të mirë

08/17/2023 08:47
nga:L J

Man City mundi Sevillan me penallti për të fituar Superkupën e UEFA-s. Koha e rregullt pas 90 minutave lojë përfundoi 1:1, teksa në penallti kampionët anglez ishin më të saktë, duke fituar 5-4.

Josko Gvardiol, mbrojtësi i ri i Man Cityt u shpreh shumë i lumtur që e nisi kaq mirë aventurën e tij me ekipin e Pep Guardiolas, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ndihem fantazi. Nuk mund ta imagjinoja një fillim më të mirë. Kjo ishte ndeshja ime e parë ku luajta nga minuta e parë dhe fitova menjëherë trofeun. Shpresoj, e para nga shumë. Duhet të mbani mend se nuk mund të luftojmë çdo ditë për këtë trofe, patëm një shans dhe e shfrytëzuam, merituam të fitonim dhe mund të festojmë”, tha Gvardiol për BBC pas ndeshjes.

“Portieri ynë na e bëri më të lehtë me pritjet e tij, jam i lumtur që e kam pas. Secili nga lojtarët tanë ka cilësi dhe vetëbesim. Duhet të përqendrohemi vetëm te liga. Të shtunën kemi një tjetër ndeshje kundër Newcastle, nuk do të jetë e lehtë, por ne po luajmë në shtëpi dhe do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë”, përfundoi mbrojtësi kroat.

/GazetaBlic Sport