Lajme

Guvernatori i BQK-së: Deficiti tregtar po e pengon rritjen ekonomike

01/06/2023 14:06
nga:N M

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, thotë se deficiti tregtar është duke ndikuar negativisht në aktivitetin ekonomik të Kosovës, ashtu si edhe inflacioni i lartë.

Përderisa norma e inflacionit, sipas tij, pritet të bjerë në pjesën e dytë të vitit 2023, Mehmeti thotë se duhet të punohet më shumë që struktura e ekonomisë të ndërrohet në favor të ndërmarrjeve prodhuese.

Kosova varet skajshmërisht nga produktet e importuara, ndërsa vlera e eksporteve të saj është shumëfish më e vogël.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mehmeti flet edhe për valutën kombëtare dhe thotë se BQK-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat për zbutjen e efekteve negative të mospasjes së saj.

“Unë konsideroj se një rritje e tillë ekonomike – pas të gjitha këtyre presioneve në aspektin negativ, pas pandemisë dhe agresionit rus në Ukrainë – në masë të madhe do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e mirëqenies së tyre.

“Është një nga faktorët që ka ndikuar në ekonominë globale, e po ashtu edhe në Kosovë. E, realisht, pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023, të kemi ulje të inflacionit deri në masën 6 për qind. Kjo, në masë të madhe, do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pas do të ndikojë edhe në rritjen e konsumit si komponent kryesor i rritjes ekonomike në vend.

Unë konsideroj se një rritje e tillë ekonomike – pas të gjitha këtyre presioneve në aspektin negativ, pas pandemisë dhe agresionit rus në Ukrainë – në masë të madhe do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e mirëqenies së tyre. Kur fola për importet, eksportet, përmenda deficitin tregtar. Deficiti tregtar është një prej atyre [faktorëve] që ndikon negativisht në rritjen ekonomike ose në aktivitetin ekonomik në vend. Duhet të punohet më shumë në drejtim të asaj që të kemi një ndërrim të strukturës së ekonomisë së vendit. Përderisa ekonomia jonë dominohet nga ndërmarrjet tregtare, duhet të punohet më shumë në drejtim të asaj që të ndërrohet struktura e ekonomisë në favor të ndërmarrjeve prodhuese”, tha Mehmeti.

Haradinaj kritikon fort Kurtin për deklaratat për SHBA-në: Albin, mos e luajë viktimën si në vitin 2020