Sporti

Guti kundër rikthimit të Mourinho tek Real Madrid: Jo, loja nën drejtimin e tij është e mërzitshme

11/23/2023 16:39
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i mirënjohur i Real Madridit, Guti është shprehur pro rikthimit të Zinedine Zidane në krye të ‘Los Blancos’.

“Unë do të doja ta shihja Zidane përsëri te Reali, nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të kthehet për herë të tretë”, tha Guti në një deklaratë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është shprehur kundër rikthimit të trajnerit portugez, Jose Mourinho, ku tha se loja e skuadrës nën drejtimin e tij është e mërzitshme.

Mourinho? Jo, ai nuk ka profilin e duhur. Kur shihja duke luajtur Realin e tij, kishte raste kur mërzitesha. Më vjen keq, por është e vërtetë”, u shpreh Guti

/GazetaBlic Sport/