Sporti

Gundogan paralajmëron Acerbin: Haaland i fiton duelet me mbrojtësit, është gjithmonë gati

06/04/2023 22:32
nga:E K

Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan ka folur së fundmi për finalen e Champions League ndaj Inter.

Duke folur për kanalet zyrtare të UEFA-s, kapiteni i City-t paralajmëroi Interi-n, veçanërisht Acerbi-n për Erling Haaland.

“Për momentin ai është sulmuesi më i mirë në botë, ai me të vërtetë i sjell shumë skuadrës. Në dy vitet e fundit ne nuk kishim një numër “klasik” 9 në ekip, tani ne e dimë se është gjithmonë dikush në kuadrat që mund të kontrollojë topat. Ai mund të fitojë duele kundër qendërmbrojtësve të fortë, shpresoj se mund të na ndihmojë në finale.”-tha Gundogan.