Sporti

Guardiola nuk nënvlerëson përballjen me Newcastle: Ata kanë bërë një merkato fantastike, trajneri gjithashtu është shumë i mirë

03/04/2023 08:01
nga:E K

Ditën e sotme, tekniku spanjoll i Manchester City ka zhvilluar një konferencë për shtyp në kuadër të përballjes së Premier League, ndaj Newcatle United.

Guardiola nuk i ka nënvlerësuar aspak kundërshtarët, teksa është shprehur se transferimet e tyre kanë qenë efikase dhe se tekniku Eddie Howe po bën një punë fantastike në drejtimin e “magpies”.

“Ata nuk kanë qenë në këtë pozicion për një kohë të gjatë, kështu që ju gjithmonë mendoni se ata kanë nevojë për kohë, por ata kanë bërë një treg të jashtëzakonshëm transferimi, duke blerë pikërisht atë që u nevojitet. Ata kanë një menaxher me cilësi të madhe, ndoshta do të qëndrojnë atje në atë pozicion”,- është shprehur tekniku Guardiola.