Sporti

Guardiola: Ndeshjet e ardhshme janë vendimtare, do shohim se çka do ndodh

04/27/2023 08:09
nga:E K

Manchester City arriti fitore të madhe dje ndaj rivalit direkt për titull Arsenal duke e mposhtur në Etihad me rezultat 4-1.

De Bruyne me dy gola, Haaland dhe Stones me nga një shënuan për triumfin e Citizens ku për Gunners realizoi Holding, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri spanjoll, Pep Guardiola foli për media duke thënë se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare në luftën për titull.

“Tre ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme. Do ti marrim lojët një e nga një dhe do shohim se çka do ndodh”, tha spanjolli.