Pep Guardiola, edhe një herë iu dorëzua Bernardo Silvës, pas një paraqitjeje kolosale të mesfushorit portugez, i cili kontribuoi me dy gola në humbjen (4-0) të Real Madridit, në Etihad, për të vulosur një vend në finalen e Champions League.
“Në këto lloj lojërash, Bernardo është gjithmonë aty. Siç e ka thënë tashmë, ai është një nga lojtarët më të mirë që kam parë gjatë gjithë jetës sime”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Shpresoj që ekipi im të luajë gjithmonë mirë, por nuk e prisja një epërsi të tillë. Luajtëm me dhimbje barku sa një vit. Vitin e kaluar, nëse do të kishim shënuar gjashtë apo shtatë gola, askush nuk do të ishte skandalizuar. Në shtëpi ndihemi shumë të fortë, me energji fantastike”, theksoi Guardiola, duke refuzuar favorizimin ndaj Interit në finale.
“Ne do të luajmë kundër një ekipi italian dhe nuk ka asgjë më të mirë për një ekip italian sesa të mos jesh favorit. Por do të kemi kohë të përgatitemi për finalen”.
/GazetaBlic Sport.


