Manchester City festoi të shtunën e kaluar titullin e kampionit të Anglisë, pa dalë as në fushë.
Pep Guardiola ka rrëfyer momentet që pasuan pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen mes Nottingham Forest dhe Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në orën 22:30 isha në shtrat me gruan time, isha i rraskapitur. Pashë televizor dhe flija si një fëmijë. Por e di që lojtarët po çfarë duhej të bënin: kur fiton Premier League, duhet të festosh. Ata e bënë atë me familjet e tyre, u argëtuan shumë.
Isha pak i shqetësuar për ndeshjen kundër Brighton, 40 orë përpara kishim pirë të gjithë alkoolin në Manchester tha ai duke qeshur. “Por skuadra bëri mirë dhe unë jam shumë i lumtur. Sepse nuk dua që tensioni të zvogëlohet në funksion të Kupës FA dhe finales së Ligës së Kampionëve. Ne kemi treguar pse jemi skuadra më e mirë në Angli”.
/GazetaBlic Sport/


