Sporti

Guardiola i kërkon falje Kalvin Phillips për kritikat ndaj peshës

02/20/2024 11:10
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i kërkoi falje publikisht Kalvin Phillips për kritikat e peshës së tij pas mbërritjes pas kthimit nga Kupa e Botës në Katar.

Mesfushori anglez, i huazuar në janar nga Citizens te West Ham , deklaroi se deklaratat e trajnerit spanjoll ishin një “goditje e madhe” për besimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Po, më vjen keq. Kerkoj falje. Një herë në tetë vjet nuk është aq keq. Por më vjen keq. Unë tashmë kam kërkuar falje”, tha ai në një konferencë për shtyp.