Sporti

Guardiola flet para takimit me PSG, ja deklarata e tij

04/27/2021 15:26
nga:L J

Manchester City do të përballet me PSG në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas do të luajë nesër me PSG, me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Tekniku spanjoll ka folur edhe për strategjinë që do ta ketë City në këtë duel.

“Ne duam të kemi topin. Nëse e kemi topin në pozicionet e duhura, ju krijoni stabilitet në ekip dhe kjo është ajo që do të përpiqemi ta bëjmë nesër ”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport/