Pep Guardiola ka qenë gjithmonë një adhurues dhe ndjekës i madh i Marcelo Bielsa.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar largimin e Bielsas nga Leeds, të zyrtarizuar dje, shkruan GazetaBlic Sport.
Guardiola ka thënë se ai ka qenë një vlerë e shtuar e futbollit anglez.
“Më vjen shumë keq për Bielsën. Ai ka lënë një trashëgimi të bukur në qytet, në klub dhe gjithashtu te lojtarët. Fatkeqësisht si trajnerë jemi subjekt i rezultateve dhe së fundmi ato nuk kanë qenë të mira. Por në katër sezonet e tij ai ka qenë spektakolar, i uroj më të mirat”, tha spanjolli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së 1/16-tës së FA Cup kundër Peterborough.
/GazetaBlic Sport/


