Lajme

Grushte e shqelma: Pamje nga rrahja brutale mes nxënësve në Gjakovë

01/14/2022 08:36
nga:Y I

Një rrahje në mes dy grupeve të nxënëseve ka ndodhur në Gjakovë.

Në pamjet e publikuara shihet se në përleshje janë përfshirë një numër i madh i nxënësve.

Për këtë rrahje kishin konfirmuar edhe Policia e Kosovës dy ditë më parë.

Sipas policisë përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur më 11 janar të këtij viti.

Nga përleshja disa prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore.