Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se fjalia e ish-presidentit Thaçi pas shpalljes së vërdiktit të sotëm, përshkruan më së miri vendimin e Gjykatës Speciale.
“Kjo është politikë, nuk është drejtësi.’, u shpreh Thaçi pas shpalljes së verdiktit.
Deputeti Gruda, ka shtuar se Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri.


