Lajme

Gruaja rrah burrin në Skenderaj

05/21/2026 10:11
nga:Genita C

Një grua nga Skenderaji ka rrahur burrin e saj. Në Raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dhuna e ushtruar ndaj burrit, ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

“Skenderaj 20.05.2026, 19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima m/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.