Lajme

Gruaja e ish-deputetit që vdiq dje: S’di a ta thashë ndonjeherë mjaftueshëm sa të adhuroj, Zoti i merr më të mirët, por ty s’duhej

09/19/2024 09:26
nga:Sh R

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani vdiq të martën në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.

Gruaja e tij, Edlira Çepani shkroi se ai ishte “bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë”, në një postim të mbrëmshëm në Facebook.

“Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!”, shkroi ajo.

Edlira Çepani njoftoi me se ceremonia e lamtumirës do të jetë sot nga ora 10:00.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”.